Droga “Bonzai” edhe në Shqipëri, Eksperti: Është e lirë, kërcënon jetën e përdoruesve

28 April 2022, 10:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Droga “Bonzai” edhe në Shqipëri, Eksperti: Është
Fatjon Softa, eksperti i kriminalistikës

Fatjon Softa, eksperti i kriminalistikës i ftuar në një emision televiziv ka folur për përdorimin e drogës “Bonzai” në Shqipëri, një ndër më të rrezikshmet që kërcënon jetën e përdoruesve.

Softa tha se kjo lloj droge sintetike është shumë e lirë krahasuar me të tjerat dhe prodhohet në kushte laboratorike, ndërsa përdoruesve u shkakton probleme të rënda për shëndetin deri në humbje të jetës. Gjithashtu Fatjon Softa këshilloi policinë që të mos kryejë vetëm arrestime por të luajë edhe rolin edukues ndaj të rinjve në shoqërinë tonë.

“Kohët e fundit është kapur nga policia një lloj droge shumë e rrezikshme siç është “Bonzai”. Shpresojmë mos jetë e instaluar në vendin tonë pasi është shumë e rrezikshme jo drogë përbën elementë helmues pasi japin dëme të mëdha në organizmin e njeriut. Kategoria nga 18-34 vjec janë përdoruesit më të mëdhenj të drogës sintetike që shkatërron sistemin imunitar”, u shpreh Sefa.

 


Video