Pas shkarkimit nga detyra, Elisabeta Imeraj, gjatë deklaratës së saj për mediat tha do ta çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.
Ish-kryeprokurorja e Tiranës bëri thirrje që procesi i vettingut të mos të shndërrohet në gjueti shtrigash.
“Dhe për ta përmbyllur, jo si maloke, ju kërkoj ndjesë, as duke ngritur zërin, vlen festa ime për të marrë çdo dosje në procesin tim në KPA dhe KPK. Është e papranueshme për mua që ndodhem para fakteve me dokumente të falsifikuara.
Kush dhe pse ka qenë e nevojshme administrimi në dosjen time në shkallë të parë, kartela e pasurisë së Elisasbeta Imerajt. Imeraj ka zero pasuri në pronësi dhe bashkëpronësi. S’ka asnjë element që e kompromenton. S’mund të themi se jemi të përsosur në punën tonë, jemi munduar që të përsosemi gjatë viteve.
S’kemi bërë më shumë as më pak që të bëjmë detyrën, me vullnet dhe përgjegjshmëri. Do e konsideroj jo shumë të pranishme faktin jo emocionalisht të lidhur në raportin me shkarkimin, por procesi i vettingut mos të shndërrohet si gjueti shtrigash. Pasi dikush nuk do që Elisabeta Imeraj të jetë kryeprokurore”, u shpreh Imeraj.
“Jam e bindur, ashtu sikurse u premtova fëmijëve të mi,se e vërteta absolute gjithmonë triumfon”, përfundoi ajo.
Ndërkohë avokati i saj u shpreh se Vettingu po shkon keq dhe ka dalë jashtë kontrollit tashmë, duke shtuar se procesi kishte prova të rreme.
“Sot është një ditë shumë e trishtë në Shqipëri. Kemi provën se Vettingu ka shkuar keq dhe është jashtë kontrollit. Nuk e kam parë një proces të tillë me prova fake dhe besoj se sot keni humbur një aset shumë të mirë dhe një prokurore të mirë. Sistemi ka dalë jashtë kontrollit. Do të shkojmë në hapa të tjera sigurisht!”