Nuredin Dumani merr statusin e të penduarit të drejtësisë

27 April 2022, 11:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuredin Dumani merr statusin e të penduarit të drejtësisë
Nuredin Dumani

Është penduar Nuredin Dumani. Dumani ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke marrë statusin e të penduarit.

Sipas News24, kjo do të thotë se Nuredin Dumani me rrëfimet e tij para hetuesve pritet të zbardh shumë ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin.

Krahas akuzave për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe miqve të tyre Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza , SPAK po e heton Nuredin Dumanin edhe për 5 vrasje të tjera.

Dumani dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ka ekzekutuar Endrit Alibej, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.

 


Video