9 viktimat që dyshohet se janë ekzekutuar nga Nuredin Dumani (Emrat)

19 April 2022, 11:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
9 viktimat që dyshohet se janë ekzekutuar nga Nuredin Dumani (Emrat)
Foto ilustruese

Krahas akuzave për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe miqve të tyre Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza, SPAK po e heton Nuredin Dumanin edhe për 5 vrasje të tjera.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ka ekzekutuar Endrit Alibej, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.

Ndërkohë dyshohen për vrasjen e Andi Zylyfit dhe Kevi Bahos. Këto ngjarje po hetoheshin nga prokuroria e Elbasanit, por kjo e fundit një javë më parë shpalli moskompetencën pasi gjeti elemente se Çela e Dumani kane vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ja kaloi dosjen SPAK.

Hetimet në SPAK po kryhen nga Altin Dumani.

Nuredin Dumani ra pre e një atentati në afërsi të Peqinit teksa ishte nisur të ekzekutonte një biznesmen.


Video