
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19.
Janë kryer 772 testime, ndërsa rezulton se janë shënuar 16 raste të reja. Për fat të mirë, 32 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 772 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 16 qytetarë, në këto bashki:
9 në Tiranë, nga 1 qytetar në Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Gramsh.
Janë 366 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,658 që nga fillimi i epidemisë.