Dëshmia e ish-efektivit të policisë, Orland Pepkolaj dhënë për mediat ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjes, të atentatit të dështuar të regjistruar të shtunën e 16 prillit.
Pepkolaj ka deklaruar se mendon se nuk ka qenë ai shënjestër e atentatit, kjo sepse sipa s tij, pranë tij, ka qenë edhe një person tjetër dhe shprehet se atentati mund të ishte ndaj tij.
Dyshim i 31-vjeçarit është se mund të ketë qenë një paralajmërim për punëdhënësin e tij, ku punon si shpërndarës i bombolave të gazit, pasi në momentin që ka ndodhur sulmi me armë ai ka qenë në orar pune.
Nga ana tjetër, i riu ka hedhur poshtë edhe se atentati është inskenuar për të përfituar azil, pasi ka letra të huaja, teksa përjashton edhe mundësinë që mund të ketë lidhje me detyrën e tij më herët si efektiv policie apo të babait që aktualisht është në strukturat e Policisë së Shtetit.
"Në momentin që u bë atentati kamionçina ka qenë e ndaluar. Isha duke komunikuar me disa persona qe ndodheshin aty. Në këtë moment kaloi një person tjetër pranë kamionçinës dhe në këtë moment u qëllua me armë.
Unë personalisht mendoj se atentati mund të ketë qenë ndaj atij personi tjetër. Kam frike mos është një atentat ose paralajmërim ndaj punedhenesit tim pasi unë nuk kam asnjë konflikt. Nuk ka asnjë inskenim për azil pasi jam me letra të huaja.
As nuk është e vërtetë që ngjarja mund të ketë lidhje me punën e tim ati që është polic apo punën time si roje sigurie. Deklarata ime në polici i qëndroj faktit që nuk e kam idenë se kush është motivi i këtij atentati. Policia më pyeti edhe për personin tjetër që ndodhej aty pranë unë nuk e njihja", tha Paplekaj.