Nga 1 maji të gjitha shërbimet kalojnë online, mbyllen sportelet

27 April 2022, 11:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nga 1 maji të gjitha shërbimet kalojnë online, mbyllen sportelet

Nga 1 maji, çdo shërbim publik do të ofrohet online, ndërsa nuk do të ketë më sportele.

Për kryeministrin Edi Rama kjo është një epokë e re dhe një stacion historik i Revolucionit Digjital që i jep fund radhëve, zvarritjeve dhe bakshisheve.

"Në 1 maj nis epoka e re e shërbimeve pa sportele. Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale.

Ky është një stacion historik i Revolucionit Digjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit", tha Rama.


Video