Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Por ky vendim ishte paraprirë nga Voxnews.al.
Përpara marrjes së vendimit nga KPA, Voxnews.al, konfirmoi nga burimet e veta se pavarësisht mungesës së provave, KPA kishte marrë vendimin për të lënë prokuroren Imeraj jashtë sistemit të drejtësisë.
Ndërkohë, në një deklaratë për mediat menjëherë pas vendimit të bërë publik, Imeraj e krahasoi vendimin e sotëm të drejtësisë më dënimet në kohën e komunizmit për agjitacion e propagandë.
“Ajo çfarë reforma në drejtësi synon është një sistem i pavarur që tejçon besimin te publiku, që jep vendime në bazë të provave, pavarësisht presioneve politike, ekonomike, kriminale apo ndërkombëtare. Nëse reforma në drejtësi është që të bazohemi në dokumentacion me denoncime anonime, atëherë është e vërtetë Elisabeta duhet shkarkuar”, tha ish-kryeprokurorja e Tiranës.