Elizabeta Imeraj, nje nga prokuroret me te njohura ne Republiken e Shqiperise, aktualisht Drejtuese e Prokurorise se Tiranes, pret sot vendimin e KPA per qendrimin e saj ne detyre ose jo.
Prokurorja Elizabeta Imeraj njihet si prokurorja e dosjeve te medha, hetimin e grupeve kriminale dhe terroriste. Elizabeta Imeraj eshte prokurorja qe thirri per here te pare ne prokurori, pas ngjarjeve te 8 Janarit, ish kryeministrin Sali Berisha.
Prokurorja Imeraj njihet si nje prokurore me integritet dhe karakter.
Vetingu i prokurores Imeraj ka qene i debatuar, ku vete Imeraj pretendon situata jo ligjore ne procesin e saj.
Qe nga intimidimi deri tek aktet e fallsifikuara, apo dhe denoncimet anonime jane pasqyruar nga Imeraj per disa ore me radhe ne Kolegjin e Posacem e Apelimit.
Prokurorja Imeraj ka kerkuar konfirmim ne detyre, ndersa Komisioneri Publik ka kerkuar shkarkimin e saj. Imeraj njihet dhe per debatin ne seance degjimore me vezhguesin nderkombetar Theo Jacobs, pasi nuk pranoi te pergjigjej me Po ose Jo.