Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij, burg përjetë për Aleksandër Përdodën

27 April 2022, 17:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij, burg përjetë për
Vrasja e rapsodit

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdodën, i akuzuar si një nga autorët e vrasjes së rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Prengë Simoni.

Gjykata i ka dhënë pafajësinë 35-vjeçarit Agron Lushi, i cili u akuzua si bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Lushi ka qëndruar 14 muaj e 14 ditë në burg, ndërsa mbi të rëndonin akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim.

Rapsodi Kol Murrani dhe Preng Simoni mbetën të vrarë mesditën e 29 Prillit të 2020-s në fshatin Lalm i Vjetër të Lezhës.

Të akuzuar për vrasjen e tyre janë dy vëllezërit Aleksandër dhe Edmond Përdoda. Ky i fundit u arrestua në një operacion të posaçëm nga ana e policisë më 11 Shkurt të këtij viti.

Konflikti dyshohet se kishte nisur për një sipërfaqe toke. Dy viktimat kishin shkuar për të parë tokat e tyre, por aty konstatuan se ishin kultivuar bimë narkotike kanabis. Nga ky moment mendohet se u ishte bërë pritë nga vëllezërit Përdoda dhe i ekzekutuan me kallashnikov pasi kishin zbuluar parcelat me kanabis.


Video