Ashtu siç dyshohej, shkarkimi Elisabeta Imeraj si kryeprokurore e Tiranës ka qenë i komanduar, pavarësisht se ndaj saj nuk kishte asnjë fakt komprometues.
Këtë e zbulon edhe një dosjen bisedave telefonike të përgjuara mes dy anëtarëve të Komisionit të Vettingut të botuar nga portali Syri.
Në bisedat e tyre duket jo vetëm urrejtja krahinore ndaj Imerajt, por edhe vendosmëria se ish-prokurorja do shkarkohet në Apel sepse nuk e preferon partia (PS). Dhe realisht, mesditën e kësaj të mërkure, Elisabeta Imeraj u shkarkua nga Komisioni i Posaçëm i Apelit me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë edhe pse në Hipotekë në emër të saj nuk figuron asnjë pronë.
Biseda telefonike është zhvilluar mes numrave 0694505727 dhe 0694505728.
Burime për portalin Syri bëjnë të ditur se të dy përdoruesit e këtyre numrave telefonikë janë anëtarë të Komisionit të Vettingut.
Bisedat telefonike të zhvilluara mes dy anëtarëve të Vettingut
0694505727: Jo, çdo gjë ia kanë sajuar more. Po ta hetojnë rastin...më fal... po ta hetojnë rastin shkojnë në burg, ai Xhekobs ka bërë namin kundër saj, aty flitet bile që e kanë paguar shumë këtë Xhekobsin se ngaqë është drejtuese në Tiranë edhe duan t'ia marrin pozicionin.
0694505728: Po flet kot. Po problemet që i dolën?
0694505727: E ky i imi thotë se s'ka asnjë problem me letrat po Xhekobsi e ka marrë më duket personale, siç duket s'e do as partia atë.
0694505728: E me se dava maloke është edhe kjo.
0694505727: E mo pikërisht po është maloke, në fakt as mua s'më pëlqen që është e aftë, po do e heqin në Apel, me urdhër të prerë, kanë vënë atë shushkën, atë Rezartën e cila ka marrë urdhër të... të shkarkojë këtë urgjent. Pa ia zgjatur fare madje. Edhe këtë Ballhysën e kanë nxjerrë këta të qeverisë dhe i kanë thënë që kërko shkarkimin e saj.



Biseda vijon edhe më tej ku mes të tjerash thuhet se Elisabeta Imerajt çdo gjë ia kanë sajuar. Një akuzë direkte për montim në procesin e famshëm të Vettingut, që duket se ka prodhuar klimë të madhe mosbesimi dhe ka të dhëna se përdoret për pastrim në sistemi, më shumë sesa kontroll dhe verifikim.
Është me interes dhe një pasazh ku flitet për rolin e ambasadores amerikane, Yuri Kim, apo të tjerë persona të rëndësishëm që pretendohet “se merret me këtë punë”.
“Ku di unë, ai i thërret në zyrë", thuhet në transkript.
"Edhe ambasadorja e ka thirr këtë Ballhysën dhe anëtarët e trupës për shkarkim", vijon më tej transkripti.