
Janë rritur lehtë rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 1,249 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 67 qytetarë.
Rastet e reja janë në këto bashki: 24 në Tiranë, 9 në Fier, 3 në Shkodër, Durrës, Lushnjë, Vlorë, Himarë, Gjirokastër, 2 në Divjakë, Konispol, Kolonjë, 1 në Tropojë, Rroskovec, Selenicë, Sarandë, Përmet, Korçë, Kuçovë, Skrapar, Elbasan, Gramsh.
Janë 365 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.
Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,068 që nga fillimi i epidemisë.