Tom Doshi kërkon 9 mandate: Me PS nëse Rama largon individët e korruptuar

12 May 2025, 02:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tom Doshi kërkon 9 mandate: Me PS nëse Rama largon individët e
Tom Doshi duke folur per Top News

Partia Socialdemokrate synon 3 mandate në Shkodër, po kaq në Tiranë, një mandat në Elbasan, një në Korçë dhe një në Fier.

Objektivi u bë publik nga kreu i kësaj force politike, Tom Doshi gjatë një interviste të dhënë për Breaking në Top News me Dafina Hysen pas nisjes së procesit të numërimit të votave në disa zona të vendit, që e nxjerrin PSD si forcë të tretë në vend.

“Do mbrojmë dy mandatet që kemi në Shkodër, synojmë të tretin. Synojmë tre mandate në Tiranë, një mandat në Korçë, një në Elbasan dhe një në Fier”, tha Doshi.

Kreu i PSD tha se është i hapur për koalicion me Partinë Socialiste, por me kushtin që të përmbushen premtimet e forcës që drejton për investimet në shëndetësi, rritjen e asistencës sociale dhe të pensioneve dhe politikave të tjera mbështetëse për njerëzit në nevojë.

Doshi kritikoi ashpër Benet Becin, kryebashkiakun e Shkodrës, që tha se është i korruptuar dhe se pas këtyre zgjedhjeve do të përfundojë në burg për aferat korruptive kur drejtonte KESH-in. Ai hodhi akuza pa emra edhe ndaj drejtuesve socialistë në Fier dhe Vlorë, që sipas tij kanë ushtruar presion ndaj qytetarëve ditën e votimit.


Video