U kap me listë emrash pas takimit me Elvis Roshin, arrestohet një grua në Kavajë

11 May 2025, 17:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U kap me listë emrash pas takimit me Elvis Roshin, arrestohet një grua
Foto ilustruese

Xhuli Duda është shtetasja e shoqëruar në komisariat nga efektivët e krimit ekonomik në Kavajë të cilët kanë konstatuar një listë emërore të familjarëve të saj pas takimit në lokalin e Elvis Roshit, i afërmi i një kandidati të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Ajo aktualisht po merret në pyetje, pasi dyshimet janë se ka marrë një sasi lekësh. n

Nërkohë pritet t’i merret një deklaratë edhe Elvis Roshit.

Burimet pranë policisë së Kavajës konfirmojnë se gruaja ndodhet aktualisht në komisariat.

 

 


Video