Denoncimi i PS: Kandidati për deputet i PD-së futet në çdo qendër votimi në Belsh, ligji e ndalon

11 May 2025, 14:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Denoncimi i PS: Kandidati për deputet i PD-së futet në çdo
Dritan Cani

Kandidati për deputet i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Dritan Cani, sipas denoncimit nga PS, prej disa orësh konstatohet se hyn në çdo qendër votimi.

Në orën 13:20 dhe 13:55 ai është futur edhe në qendrën e votimit 2583 dhe 2582 në njësinë administrative Kajan, Bashkia Belsh.

Ligji nuk lejon kandidatët për deputetë t’i afrohen deri në 150 metra qendrave të votimit, denoncojnë socialistët, duke kërkuar që të merren masa ndaj tij.


Video