Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e papritur ndodhi këtë pasdite në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë.
Në ato momente, aty gazetari i Top Channel, Artur Bibe dhe kandidati i Partisë Socialiste, Vasil Llajo, ndërhynë menjëherë për të dhënë ndihmën e parë.
Pas 10 minutash erdhi ambulanca dhe e transportoi në spitalin e qytetit. Mjekët thanë se pacienti pati krizë epileptike dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.