Këlliçi hedh akuza: Kapëm zyrën e paligjshme të PS. U larguan me çanta dhe kapuçë në kokë, SPAK nuk përgjigjet

11 May 2025, 19:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Këlliçi hedh akuza: Kapëm zyrën e paligjshme të PS. U
Belind Këlliçi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dhënë detaje rreth përplasjes që ka ndodhur në një zyrë të PS që ai e cilëson ilegale në rrugën “Marko Boçari” mes tij dhe deputetit socialist Erion Braçe.

Belind Këlliçi tha për mediat se në momentin përpara se të vinte policia, personat brenda zyrës me çanta në kurriz janë larguar me shpejtësi, teksa deputeti Erion Braçe nuk tregon se kush janë ata.

Sipas Këlliçit, në zyrë ka dokumente, kompjuterë dhe telefona dhe ngre shqetësimin se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Task Forca e SPAK për krimet zgjedhore.

“Deputeti Braçe thotë këtu është zyra ime e punës dhe nuk njeh stafin e tij elektoral, ata që ikën me vrap, persona që kanë ikur me vrap, një drejtoreshë e qendrës kombëtare të inovacionit a se di kush ishte dhe disa të rinj të tjetër, me çanta në krahë dhe kapuç kanë ikur me vrap.

Janë konstatuar nga aktivistë të PD, është zyrë elektorale e padeklaruar, e paloguar dhe është zyrë e PS. Kemi marrë një denoncim që në këtë ambient po kryhej krim zgjedhor duke blerë vota në këmbim të parave, duke intimiduar dhe shantazhuar votuesit në proces. Kemi ardhur për të bërë konstatimin në terren, dera ka qenë e hapur. Ishin rreth 7 persona që punon me laptop, hartë në mur dhe lista.

Menjëherë i kanë bërë thirrje të dalin të deklarojnë çfarë po bëjnë, por kanë mbyllur derën. Braçe thotë që nuk i njoh këto persona, ti gjejë policia e shtetit, në atë moment, kanë hequr hartat nga muri, kanë marrë gjërat që kanë pasur dhe ia kanë futur vrapit, janë filmuar nga mediat.

Nëse dikush nuk ka shkelur ligjin nuk ka pse të marrë çantën në shpinë të vëre kapuçin dhe të ikë me vrap. Pak minuta pasi ndodhi, ka ardhur Braçe duke pretenduar se është zyra e tij e punës, zyra personale. Erdha këtu, gjeta një situatë të rënduar mes aktivistëve të PS dhe një personi me precedent kriminal që mbronte Braçen. Kemi telefonuar 6 herë policinë e shtetit, nuk merrnim përgjigjen”, tha Këlliçi.

 

 


Video