Djali iu vetëvar në Komisariat, babai i 31-vjeçarit: Ma morën djalin për vjedhjen e një dere alumini

4 May 2022, 21:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Djali iu vetëvar në Komisariat, babai i 31-vjeçarit: Ma
Viktima Ilvi Meta

Një i ri i ndaluar sot për vjedhje i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në Komisariatin e Policisë së Kavajës.

Viktima është 31-vjeçari Ilvi Meta.

Ai është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Agim Meta, babai i vetëvrarit në komisariatin e Kavajës, Ivli Meta tha se djalin e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini teksa ka hedhur akuza në drejtim të policisë.

“Polici qensh, djalin e morën paradite e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini.

Nuk më kanë thënë asgjë, unë do ta gjej”, mësohet të ketë thënë babai i viktimës për mediat.

 

 


Video