Digjen trarët e hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

23 August 2025, 14:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Digjen trarët e hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin.
Digjen trarët e hekurudhës Fier-Vlorë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sasi të konsiderueshme trarësh druri të përdorur për hekurudhën, në segmentin Fier-Vlorë.

Flakët kanë gjeneruar shtëllunga të mëdha tymi që kanë mbuluar qytetin e Fierit dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik tek banorët.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Aktualisht dy mjete zjarrfikëse dhe efektivët e repartit të Fierit ndodhen në terren duke punuar për neutralizimin e flakëve.


Video