U kap me kokainë në makinë, Gjykata jep vendimin për vajzën e Eli Farës

23 August 2025, 11:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U kap me kokainë në makinë, Gjykata jep vendimin për
Marina Fara

Gjykata ka lënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa Kapurani alias Marina Fara.

Marina Fara u kap ditën e djeshme me 2.4 gramë lëndë narkotike kokainë në automjet.

Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.

Vajza e këngëtares, në momentin e ndalimit, ka qenë e vetme në makinë.

Kokaina në mjetin e Marina Farës u kap gjatë një kontrolli rutinë policor.

Në polici, ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak.


Video