Babë e bir dhunojnë të afërmin në Kukës

23 August 2025, 10:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Babë e bir dhunojnë të afërmin në Kukës
Foto ilustrim

Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë së Kukësit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Kosharisht.

Sipas njoftimit zyrtar, pas një konflikti për motive të dobëta me të afërmin e tyre, M. M., 53 vjeç, dhe B. M., 18 vjeç (babë e bir), banues në Kosharisht, sulmuan me sende të forta shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Policia ka arritur të arrestojë në flagrancë babë e bir dhe të sigurojë vendngjarjen, duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit për veprime të mëtejshme.


Video