Kapet në Laç i shumëkërkuari me katër emra, i akuzuar për kultivim kanabisi dhe organizatë kriminale në Spanjë

23 August 2025, 13:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kapet në Laç i shumëkërkuari me katër emra, i akuzuar
Pamje nga arrestimi

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 58”, duke arrestuar në Laç një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili akuzohet për disa vepra penale në Spanjë.

I arrestuari është Gjergj Gjoka, i njohur edhe me identitetet Gjergj Marku, Gjergj Ruqja dhe Gjergi Ruqja, lindur në Lezhë. Ai u lokalizua dhe u vu në pranga nga forcat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe nëpërmjet INTERPOL-it,

Sipas vendimit të Gjykatës së Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana, ky shtetas akuzohet për: Kultivim të bimëve narkotike; Pjesëmarrje në organizatë kriminale; Vjedhje të energjisë elektrike.

Hetimet në Spanjë kanë treguar se ai ishte pjesë e një grupi kriminal të strukturuar, me role të përcaktuara qartë, që merrej me marrjen me qira të ambienteve, përshtatjen e tyre dhe montimin e pajisjeve për kultivim droge.

Në kuadër të një operacioni policor, autoritetet spanjolle zbuluan dy ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi, një në Oropesa dhe një tjetër në Cabanes.


Video