Dhunoi fizikish dhe psikologjikisht bashkëshorten, 35-vjeçari përfundon në pranga

27 August 2023, 18:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhunoi fizikish dhe psikologjikisht bashkëshorten, 35-vjeçari
Foto ilustruese


Një 35 vjeçar në Gjirokastër është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.

Ky nuk është i vetmi rast dhune në familje i ndodhur në Gjirokastër, pasi edhe një 45 vjeçar do të procedohet në gjendje të lirë për shkak se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkësortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas denoncimeve të marra për 2 raste të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, bashkëshorten e tij;

Si dhe po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. J., 45 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka dhunuar psikologjikisht, bashkëshorten e tij”,-thuhet në njoftimin e policisë.


Video