U bllokuan me varkë pranë Sarandës, shpëtohen tre turistët turq

27 August 2023, 15:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U bllokuan me varkë pranë Sarandës, shpëtohen tre
Shpëtimi i turistëve


Tre turistë nga Turqia janë shpëtuar nga Policia Kufitare, pasi kishin mjeti me të cilin lundronin pësoi defekt gjatë lundrimit për në gjirin e Sarandës.

Mjeti i turqve është tërhequr deri në vendin e ankorimit.

Njoftimi i policisë:

Mbetën në det, pasi veliera me të cilën po vinin nga Durrësi, pësoi defekt, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës iu shkojnë në ndihmë 3 shtetasve nga Turqia.

Gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Sarandës, 3 shtetas turq që kërkonin ndihmë, pasi kishin mbetur në det, për shkak se mjeti i tyre lundrues velierë kishte pësuar defekt.

Menjëherë, shërbimet e Policisë iu kanë ofruar ndihmë 3 turistëve që po lundronin nga Durrësi, drejt Sarandës, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është tërhequr në vendin e ankorimit, mjeti lundrues velierë që kishte pësuar defekt.
3 turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.


Video