Lihet në "arrest me burg" 17-vjeçari që përplasi për vdekje dy italianët, seanca për masën u mbajt në spital

27 August 2023, 16:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lihet në "arrest me burg" 17-vjeçari që përplasi
Italianët humbën jetën në aksident në Sarandë / Foto nga vendngjarja


Është lënë në masën "arrest me burg" Elio Rraku, 17-vjeçari i cili drejtonte makinën që përplasi për vdekje dy turistë italianë në aksin Sarandë-Ksamil.

Seanca për dhënien e masës së sigurisë është kryer në ambientet e spitalit të Sarandës, ku 17-vjeçari qëndon nën kujdesin e mjekëve.

Ai akuzohet nga prokuroria për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Avokati mbrojtës i 17-vjeçarit kërkoi masë më të lehtë sigurie me arsyetimin se ai është i mitur, student dhe i traumatizuar nga ngjarja dhe ka nevojë të qëndrojë pranë familjes.


Video