Qëlluan me armë zjarri policët shqiptarë, gjykata lë në burg emigrantët sirianë

27 August 2023, 15:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qëlluan me armë zjarri policët shqiptarë, gjykata lë
Arrestimi i emigrantëve sirianë


Pesë emigrantë sirianë dhe një algjerian janë lënë në burg nga Gjykata e Kukësit, pasi qëlluan me armë zjarri në drejtim të policisë shqiptare.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre muaj më parë në kufi me Kosovën, kur efektivët shqiptarë pikasën emigrantët ilegalë, por këta të fundit u përgjigjën duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.

Gjatë tentativës për ndalimin e tyre, një polic mbeti i plagosur në këmbë.

Sot ishte afati i fundit i ezaurimit të masës arrest me burg për periudhën tre mujore, ndërkohë që Prokuroria e Kukësit kërkoi caktimin e masës së arrestit, burg pa afat.


Video