Gjendet i vetëvrarë me automatik 52-vjeçari në Tepelenë, ja çfarë dyshohet

27 August 2023, 18:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i vetëvrarë me automatik 52-vjeçari në
Foto ilustruese


Një 52-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në fshatin Progonat.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet A.A është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij. Ai dyshohet t'i ketë dhënë fund jetës pasi vuante nga depresioni dhe përdorte medikamente për shëndetin mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Video