Apeli kalon çështjen e Fredi Belerit në GJKKO!

29 May 2023, 15:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli kalon çështjen e Fredi Belerit në GJKKO!
Në foto: Fredi Beleri

Apeli i Përgjithshëm në Tiranë nuk e ka shqyrtuar kërkesën e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për të konsideruar si të paligjshëm arrestimin e tyre nga policia e Vlorës dhe ndryshimin e masës së sigurisë të marrë nga Gjykata e shkallës së parë Vlorë.

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm ia kaloi çështjen për kompetencë GJKKO-së.

Fredi Beleri ndodhet prej 2 ditësh në spitalin e burgut, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Ai është shpallur fitues i zgjedhjeve nga KQZ si kryebashkiak i Himarës, pasi u kandidua nga koalicioni Berisha-Meta.

 


Video