Zbulohen 3 sera me kanabis në Laç, ishin mbjellë 280 fidanë

29 May 2023, 14:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohen 3 sera me kanabis në Laç, ishin mbjellë 280
Sera

Tre minisera me kanabis janë zbuluar në Kurbin në fazën e 7 të megaoperacionit për kontrollet në qarkun e Lezhës, me skuadra policore dhe dronë.

Tre miniserat janë gjetura në një zonë të pyllëzuar e terren të vështirë të fshatit Ferr, Shkopet, brenda të cilave ishin kultivuar 280 fidanë narkotikë cannabis sativa.

Gjatë 6 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total 7359 fidanë dhe bimë narkotikë, si dhe u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të këtij rasti kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video