Janë zbardhur emrat e dy efektivëve të arrestuar në Tiranë që merrnin ryshfet nga qytetarët për lehtësim masash.
Në pranga janë vënë shtetasit:
- Inspektor Andi Çelmeta, 36 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë;
- Inspektor Hashim Xhixha 26 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Burime bëjnë me dije se ata janë kapur në flagrancë duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij me masë gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Pas hetimeve të agjentëve të AMP, është inskenuar një situatë që një automjet ka lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në prani të dy policëve, të cilët e kanë ndaluar. Gjatë kryerjes së proceduarave standarde, i infiltruari i AMP, i ka dhënë 100 euro për t'iu shmangur penalizimit. Të dy policët e "Shqiponjave" kanë pranuar lekët, dhe në këtë moment është për arrestimin e tyre në flagrancë.
Gjatë kontrollit personal, këtyre punonjësve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë.