Inceneratori i Fierit/ GJKKO tërhiqet për vendim për kërkesën e gjykimit të shkurtuar

29 May 2023, 11:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inceneratori i Fierit/ GJKKO tërhiqet për vendim për
Inceneratori i Fierit

Gjykata e Posaçme është tërhequr për vendim për kërkesën e gjykimit të shkurtuar për inceneratorin e Fierit, teksa gjatë seancës togat e zeza kanë vendosur rrëzimin e kërkesës së supervizorit të punimeve Arben Dervishaj dhe Regan Merdanit për shpalljen e moskompetencës nga kjo Gjykatë.

U rrëzua gjithashtu kërkesa për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe veçimi i tyre nga i pandehuri Arenc Myrtezani.

Gjithashtu kërkesa e një banke të nivelit për të qenë palë në proces nuk u pranua. Të pranishëm në seancë ishin edhe Lefter Koka e Alqi Bllako.


Video