Shkëmbyen zjarr me policinë në Morinë, gjykata lë në burg gjashtë trafikantët

28 May 2023, 18:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkëmbyen zjarr me policinë në Morinë, gjykata lë
Foto ilustruese

Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e arrestit me burg me afat 3 mujor për gjashtë emigrantët sirianë, algjerianë e marokenë, te cilët dy ditë me parë u arrestuan ne kufirin e gjelbër në Morinë. Kjo ngjarje u shoqërua dhe me një përlasje të armatosur mes grupit të trafikantëve të qenieve njerëzore dhe policisë.

Nga shkëmbimi i zjarrit nuk pati të lënduar, ndërsa një person arriti që të arratisej. Sipas avokates mbrojtëse e caktuar nga shteti, Aurora Guska, të arrestuarit kanë dashur vetëm të kalojnë kufirin e gjelbër për në vendet e BE, dhe se trafikantët e klandestinëve që qëlluan ndaj bluve, janë 3 persona të tjerë, gjithashtu të huaj.

3 prej emigrantëve të huaj kishin ardhur për herë të parë në Shqipëri që donin të ktheheshin në Greqi, ndërsa 3 të tjerë janë përsëritës në tentativën e tyre për të kaluar kufirin. 2 të dënuar në Kosovë, me 14 muaj, kishin mësuar dhe shqip. Të tretit i është refuzuar azili në Kosovë.


Video