Simbole nacionaliste, çarje gomash dhe heqje targash, sulmohen ekipet e mediave në veri të Kosovës

29 May 2023, 13:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Simbole nacionaliste, çarje gomash dhe heqje targash, sulmohen ekipet e
Mjeti i Top Channel

Tensionet në veri të Kosovës po vijnë në rritje, teksa së fundmi, janë sulmuar nga serbët lokalë dhe ekipet mediatike të cilat po raportonin në një prej komunave, mes të cilave dhe ekipi mediatik i Top Channel.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, automjeteve të mediave u janë hequr targat, u është shkruar simboli i motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët) si dhe u janë çarë gomat.

Megjithëse KFOR dhe forcat e policisë janë të pranishme në zonë, kjo nuk i ka ndaluar ata të kryejnë akte sulmuese mbi automjetet pranë komunave apo të tentojnë të hyjnë me forcë brenda në institucione.

Lidhur me situatën, ka reaguar dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ku dënon këtë akt nga protestuesit dhe i ka bërë thirrje policisë dhe ndërkombëtarëve që të ofrojnë siguri për gazetarët.

“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale”, thuhet në reagim.

Simbole nacionaliste, çarje gomash dhe heqje targash, sulmohen ekipet eSimbole nacionaliste, çarje gomash dhe heqje targash, sulmohen ekipet eSimbole nacionaliste, çarje gomash dhe heqje targash, sulmohen ekipet eSimbole nacionaliste, çarje gomash dhe heqje targash, sulmohen ekipet e



Video