Një aeroplan i nisur nga aeroporti “Nënë Tereza” i Tiranës është goditur nga rrufeja, por fatmirësisht ka arritur që të rikthehet në pistë dhe nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Pamjet i ka shpërndarë në rrjetet sociale gazetari Venhar Isufi, i cili ka treguar edhe detaje nga ngjarja e ndodhur.
“Para pak qastesh, ky aeroplan eshte goditur nga rrufeja ku brenda tij ka qene edhe nipi Aid F. Musliu i cili edhe ma dergoi videon pak minuta pas goditjes nga rrufeja. Fatmiresisht, ani pse nje numer i madh i udhetareve kane qene ne aeroplan, ky aksident ka kaluar pa deme ne njerëz. Sipas Aidit, momenti i goditjes nga rrufeja, ka qene trondites! Aeroplani tashme eshte kthyer perseri ne Aeroportin e Tiranes, Faleminderit Allahut qe nuk e ka lejur kete ngjarje te behet me e madhe,”-shkruan ai krahas videos.