Elisabeta Imeraj flet për çështjen Tahiri: Duhet të ishin hetuar 12 drejtorët e qarqeve

9 May 2022, 21:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elisabeta Imeraj flet për çështjen Tahiri: Duhet të ishin
Elisabeta Imeraj

Ish-prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, i është rikthyer çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Imeraj tha hetimi për çështjen Tahiri duhet të kishte nisur me një hetim të 12 drejtorëve të Policisë së 12 qarqeve.

 “Unë si prokurore nuk kam hequr dorë nga asnjë dosje që më kanë rënë me short. E kam ndjekur punën me vullnet dëshirë e pasion. Duke qenë e inkuadruar, për mua sado e rëndësishme, janë parë njësoj. Në dosje të mëdha, impenjimi është më i madh por unë kam hetuar çështje që lidhen me politikën, krimin e organizuar.

 

Unë kam qenë një ndër prokuroret që kemi vajtur në komision parlament për zotin Tahiri. Të 3 prokurorët janë shkaktuar unë isha e fundit. Unë duke gjykuar nga interpretimi në procesin e vettingut që s’del asnjë moment, do të thoja që politika nuk dëshiron një prokuror të rrezikshëm. Nuk ka rastisur të jem takuar me Ramën”.

 

Ju po i referoheni një hetimi të mbyllur. Nuk më ka interesuar kurrë as në rolin e prokurorit tendosja dhe çtendosja e politikës. Ne kërkuam arrestimin e ish-ministrit. Unë do të jap mendimin tim si mund të ishte hetimi më i plotë.

 

Duhet të ishin hetuar 12 drejtorët e qarqeve, e parë në këtë plan, është parë e nevojshme një kërkesë e tillë. Të flasim për ato që nuk janë bërë nga prokuroria është element tjetër.

 

Mendoj që në këtë procesin e vettingut ndoshta ka pasur shumë elementë që s’kanë dashur ta shohin Imerajn në sistem. Në periudha të ndryshme kohore më kanë etiketuar diku si e majtë diku si e djathtë. Politika e gjen gjithmonë një arsye kur i intereson. Janë shkarkuar prokurorë dhe gjyqtarë pa pasuri. Nuk arrijmë dot të kuptojmë pse duhet të ngrihet një rrëmujë të bazuar në denoncime anonime, për akuza që s’janë asgjë”, tha Imeraj në emisionin “Të Paekspozuarit”.


Video