Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 39-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasditen e kësaj të hëne në fshatin Ças të Velipojës, pasi e ka zënë korenti. Mësohet se viktima është shtetasi Tonin Rrethi.
Burime bëjnë me dije se 39-vjeçari ka qenë duke punuar tokën me zetor, kur papritur mjeti i tij ka rënë në kontakt me një prej telave të këputur të tensionit të lartë.
Tonin Rrethi la pas dy vajza të mitura.