Atetanti në Shkodër/ Viktimën e identifikoi babai, telefonoi më pas gruan për t'i dhënë lajmin e vrasjes së të birit

18 September 2022, 21:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atetanti në Shkodër/ Viktimën e identifikoi babai,  telefonoi
Babai i viktimës me shigjetë

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i regjistruar mbrëmjen e sotme pranë kryeqëzimit të Kirasit në Shkodër, ku u ekzekutua me armë zjarri 19-vjeçari Erjon Xhenje.

Ai u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar, teksa po pinte kafen brenda një lokali në në bulevardin "Bujar Bishanaku".

Mësohet se ka qenë babai i 19-vjeçarit, ai i cili është futur brenda lokalit dhe ka konfirmuar se i vrarë ka mbetur djali i tij. Ai është nxjerr jashtë lokalit nga efektivët e Policisë, në gjendje të rëndë emocionale. Më pas, ai ka telefonuar gruan për t'i dhënë lajmin e hidhur të vrasjes së të birit.

Burime bëjnë me dije se dyshohet se autorët kanë qenë dy persona me motorçikletë dhe njëri prej tyre ka qëlluar drejt të riut. Më pas ata janë larguar me shpejtësi në rrugë dytësore.

Policia gjeti të djegur në lagjen “Guerrile” motorçikletën dhe armën e zjarrit pistoletë e cila iu përket autorëve.

 


Video