Vrasja në Shkodër, reagon Policia: Kemi gjetur të djegur motorin dhe armën e autorëve

18 September 2022, 21:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në Shkodër, reagon Policia: Kemi gjetur të djegur motorin
Pamjet nga vendi i atentatit

Policia e Shkodrës ka dalë me një komunikatë zyrtare për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, mbrëmjen e sotme në bulevardin “Bujar Bishanaku”, pranë kryqëzimit të Kirasit.

Blutë e kryeqendrës së veriut bëjnë me dije se kanë gjetur të djegur një motoçikletë dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Bëhet me dije se uniformat blu po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

I riu u ekzekutua, teksa po pinte kafe brenda një lokali.

Njoftimi:

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.


Video