Zbulohet emri i viktimës në Shkodër, u vra me breshëri plumbash, autorët u larguan me motoçikletë

18 September 2022, 21:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet emri i viktimës në Shkodër, u vra me breshëri
Vendi i ngjarjes

Burime bëjnë me dije se viktima e të shtënave me armë zjarri në Shkodër ka mbetur shtetasi Erjon Xhenjo, 19-vjeç.

Ai ka qenë në ambientet e një lokali në bulevardin në bulevardin "Bujar Bishanaku", pranë kryqëzimit të Kirasit, në momentin kur është qëlluar për vdekje nga persona të paidentifikuar.

Burime bëjnë me dije se drejt tij janë derdhur breshëri plumbash. Mësohet se autorët kanë qenë me motoçikletë dhe pas ngjarjes janë larguar me motoçikletë në një rrugë dytësore në drejtim të paditur.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa i pranishëm është edhe drejtori i Policisë së Shkodrës dhe kanë nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

 


Video