Del video nga ditëlindja e Fatos Nanos, Ëngjëll Agaçi e puth në faqe pas fikjes së qirinjve, kush ishin të pranishmit e tjerë

18 September 2022, 19:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del video nga ditëlindja e Fatos Nanos, Ëngjëll Agaçi e
Fatos Nano

Pak ditë më parë ish-kryeministri Fatos Nano festoi 70-vjetorin e tij të lindjes. Burime bëjnë me dije se ai e ka festuar në një atmosferë të ngrohtë tek "Iluminatum", teksa së fundmi kanë dalë dhe pamjet nga momenti i fikjes së qirinjve.

Të pranishëm në ditëlindjen e Nanos kanë qenë miqtë e ngushtë dhe bashkëpunëtorët e përhershëm të tij. Siç mund ta shihni dhe në pamjet e mëposhtme, dallohet qartë biznesmenia Shefikat Ngjela, e pas Nanos është biznesmeni Artan Sevrani.

Ulur në krah të Nanos është sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi. Agim Isaku, një bashkëpunëtor i vjetër i ish-kreut socialist ka qenë prezent në mbrëmjen festive organizuar për ish-kryeministrin.

Menjëherë pas fikjes së qirinjve dhe shpërthimit të fishekzjarreve, puthjen e parë Fatos Nano siç duket dhe në video e ka marrë nga bashkëshortja Xhoana Nano, e menjëherë pas saj, duket se është shumë entuziast për ta përqafuar edhe Engjell Agaçi.

Ditëlindja ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit në një atmosferë super të ngrohtë, në një sallë mbushur me gati 50 persona, të zgjedhur, bashkëpunëtorë, miq e familjarë të ish kreut të PS.




Video