Zhdukja e Ervis Martinajt, krerët e lartë të Policisë së Shtetit zhvillojnë takim të “fshehtë” në SPAK

18 September 2022, 12:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhdukja e Ervis Martinajt, krerët e lartë të Policisë
Ervis Martinaj

Çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt dhe përfshirja e ish-efektivit të policisë Jeton Lami ka detyruar krerët më të lartë të Policisë së Shtetit të zhvillojnë një takim në Prokurorinë e Posaçme. Takimi është mbajtur gjatë ditëve të fundit në ambientet e SPAK, shkruan ABC.

Burimet bëjnë me dije se Jeton Lami, i arrestuar për shpërdorim detyre, si personi qe ndihmonte Martinajn të lëvizte i lirë në kohë që ishte në arrati, është transportuar nen masa te rrepta sigurie nga Burgu i Shën Kollit ne Lezhe, drejt burgut 302 ne kryeqytet.

Kur ka kaluar me shume se një muaj nga denoncomini familjareve se kane humbur kontaktet me Ervis Martinaj. Prokuroria e Kurbinit nuk ka ende asnjë përgjigje për fatin e tij. Drejtuesit e policisë kanë kërkuar qe dosja për zhdukjen e Martinajt te transferohet nga prokuroria e Laçit ne prokurorinë e posaçme.


Video