Çani-Metës: A e ke bërë gati fjalimin ta kesh kur të shpallesh non-grata?

20 May 2022, 18:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çani-Metës: A e ke bërë gati fjalimin ta kesh kur të
Arjan Çani dhe Ilir Meta

Për të disatën herë, zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë amerikanë kanë shmangur takimin me Presidentin e Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës së tyre në Shqipëri. Gjithashtu, kreu i shtetit, para zgjedhjeve të 25 Prillit ka patur një përplasje të fortë me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim duke e sulmuar shpesh herë.

Lidhur me mundësitë për t'u shpallur "non grata" nga DASH, presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetari Arjan Çani në emisionin “Të Paekspozuarit”, nëse a e ka bërë gati fjalimin, që në momentin kur të shpallet non-grata nga SHBA, mos gjendet i papërgatitur.

Meta tha se nuk ka bërë gati fjalim dhe se nuk është i shqetësuar për këtë çështje.

Pjesë nga biseda që ndodhi në studio:

Arjan Çani: Ka kohë që përflitet që Meta sa të mbarojë detyrën do të shpallet non-grata.

Ilir Meta: Të shpallet, çfarë problemi ka?

Arjan Çani: Nëse ndodh kjo, çfarë deklarate do të bësh publike? Nuk mendon se është momenti ta kesh një fjalim gati? Që mos mbetesh… Kush kruhet me amerikanët, shpallet non-grata.


Video