VIDEO/ "Jam xheloz", zyrtari i BE habitet nga zyra e Ramës, bën kosh në basketboll

20 May 2022, 15:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ "Jam xheloz", zyrtari i BE habitet nga zyra e Ramës,
Rama dhe Charles Michael

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel është suprizuar ditën e sotme nga ambientet e zyrës së kryeministrit Edi Rama. Nga pamjet e publikuara nga kreu i qeverisë shqiptare, Michel suprizohet nga vizatimet e kryeministrit, si dhe nga topat e basketbollit, ku e bën dhe vetë një kosh.

Në një moment ku sheh statujën e Abraham Lincoln, Rama i thotë se është duke lexuar tweetet e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Rama i dhuron presidenti i Këshillit Europian dhe një libër të Lea Ypit, ku i thotë se do donte shumë që ta lexonte.

Biseda

Rama: Ja zyra ime.

Michel: Sa interesante vizatimet. Këtu ndodh gjithçka? Jam Xheloz

Rama: Aty është Abraham Lincoln që lexon tweetet e Donald Trump.

Michel: Ja dhe topat e basketbollit. Mungon koshi!

Rama: Shiko ku i ke dhe topat e tjerë.

Michel: S'ka mundësi.

Rama: Do ta provosh?

Rama: Ky është një libër që do të doja ta lexoje, është një libër shumë i bukur, i shkruar nga një grua shqiptare që punon në LSE, është filozofe dhe ka shkruar një libër për fëmijërinë e saj në Shqipërinë komuniste


Video