Shpërthen bombola e gazit në Krujë

20 May 2022, 13:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthen bombola e gazit në Krujë

Një banesë është përfshirë nga flakët rreth orës 12:00, në fshatin Miliska, në Krujë.

Shkaku i zjarrit mësohet të ketë qenë shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhej në banesën e pronarit me iniciale N.P.

Si pasojë është djegur plotësisht banesa.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.


Video