I veshur si grua me fustan, momenti kur autori i vendos tritolin efektivit në Shkodër (Video)

20 May 2022, 09:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I veshur si grua me fustan, momenti kur autori i vendos tritolin efektivit
Ky është Ndrek Rrasa

VoxNews ka siguruar pamjet e hedhjes në erë me esksploziv të lokalit të efektivit të policisë në Shkodër Ndrek Rrasa.  Siç shihet dhe nga videoja e mësipërme autori është i veshur si grua, me flokë të gjatë dhe me një fustan. Ai është filmuar teksa ndez lëndën plasëse dhe e hedh në derën e lokalit të efektivit në fshatin Grudë e Re.


Më pas autori drejtohet për tek furgoni në pronësi të efektivit Rasa, i parkuar aty pranë dhe i vendos flakën. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që policia po vijon punën për identifikimin e autorit.

Ky është Ndrek Rrasa, efektivit në Shkodër, të cilit iu vendos tritol në biznesin e tij në Shkodër.

I veshur si grua me fustan, momenti kur autori i vendos tritolin efektivit

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të kësaj të premteje në fshatin Grudë e Re. Nga sa mësohet, autorët fillimisht i kanë vënë flakën furgonit të Ndrek Rrasës dhe më pas kanë shpërthyer edhe tritolin që i kishin vendosur tek lokali i tij.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve. Në dëshminë tij, polici ka thënë se nuk ka asnjë konflikt, por dyshon se ngjarja ka ardhur për shkak të detyrës së tij.

“Kam qenë në punë në shërbim kur më kanë njoftuar për ngjarjen. Nuk kam asnjë konflikt me askënd perveç se për çështje pune si polic”, mësohet të ketë thënë efektivi. 


Video