Akuzohet për vrasjen e kamerierit, dërgohet për gjykim çështja ndaj Erjon Llapushit

20 May 2022, 14:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzohet për vrasjen e kamerierit, dërgohet për gjykim
Erjon Llapushi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se ka përfunduar hetimi dhe është dërguar për gjykim procedimi penal kundër dy personave, të akuzuar për vrasjen e një kamerieri në një lokal në Labinot të Elbasanit në tetor të vitit të kaluar.

Për vrasjen akuzohet Erjon Llapushi, ndërsa Luan Dulellari, akuzohet për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja i referohet datës 02.10.2021, ku ka ndodhur një konflikt në ambientet e subjektit “Rozafa Fish” në Labinot të Elbasanit, midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku, i cili pas një debati me autorin është goditur me grusht nga ky i fundit. Për pasojë, viktima ka humbur jetën me datë 07/10/2021.


Video