Makina përplas motorin, dërgohet me urgjencë në spital i riu

20 May 2022, 17:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas motorin, dërgohet me urgjencë në spital i riu
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se mjeti me drejtues shtetasin M. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin M. V., 24 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video