45-vjeçari paraqitet me urgjencë në spitalin e Skraparit, thotë se është vetëplagosur

12 June 2022, 23:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

45-vjeçari paraqitet me urgjencë në spitalin e Skraparit,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Skraparit.
Burimet bëjnë me dije se dy persona kanë plagosur me armë zjarri G.V 45 vjeç, pasi ky i fundit u ka kërkuar paratë për punën që kishte bërë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore nga ana e familjarëve të tij.

Ndërkohë që policia bën me dije se në Spitalin Rajonal Berat është paraqitur për mjekim shtetasi V.B., 45 vjeç, i cili nga deklarimet e dhëna pretendon se është vet’dëmtuar me mjet mprehës në kofshë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video