Vrasja e 68-vjeçarit Petraq Gjika, nga Grecallia e Fierit, i cili punonte si roje në një serrë në Mbrostar të Fierit mbetet ende mister edhe pse policia po vazhdon hetimet.
Dje, deri vonë, Policia e Fierit ka shoqëruar mjaft banorë të fshatrave Mbrostar dhe Vajkan, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen, por edhe kolegun e tij për të bërë një panoramë më të plotë tqë ngjarjes. Roja e një prej lokaleve të zonës, që ndodhet buzë rrugës së vjetër Vajkan – Ardenicë, pranë serave ku punnte i ndjeri ende nuk është liruar.
Ndërsa dyshohet se mbrëmjen e ngjarjes së djeshme, ka qenë me të ndjerin dhe dyshohet se mund të kenë konsumuar pije alkoolike së bashku.
Bazuar në të dhënat e deritanishme, Petraq Gjika, në momentin që është vrarë po qëndronte në kabinën e tij nga ku ka dalë pasi ka vënë re lëvizje. Pikërisht në këtë moment autori e ka sulmuar menjëherë me thikë në zonën e barkut, ndërsa prerjet në duar tregojnë se ka tentuar të mbrohet, por nuk ia ka dalë dhe ka humbur jetën nga plagët e marra.
Pasi është siguruar se 67-vjeçari ka ndërruar jetë, autori e ka tërhequr zvarrë dhe e ka mbuluar me plasmas, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.