EMRI: Zbulohet kujt i përket trupi i dekompozuar që u gjet dje në Ersekë

12 June 2022, 20:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI: Zbulohet kujt i përket trupi i dekompozuar që u gjet dje në
Sherif Mukaj

Eshtrat e gjetura një ditë më parë në fshatin Kreshovë të Kolonjës, dyshohet se i përkasin Sherif Mukajt, i datëlindjes 30.04.1993, i cili rezulton të zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar.

Pranë viktimës janë gjetur një aparat celular Nokia, një palë çelsa, gjithashtu edhe xhupi që kish veshur viktima.

Mësohet se policia nga çelësat që ka gjetur pranë trupit të viktimës, kanë hapur dyert e shtëpisë së një prej të zhdukurve në zonë. Çelësat i përkasin personit të zhdukur prej 1 Nëntorit Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993.

Paraprakisht policia ka thirrur familjarët e 29 vjeçarit ndërkohë qe edhe vetë familjarët e konfirmojnë këtë komunikim me policinë, por janë me shpresë deri në daljen e ekspertizës.

Aktualisht në polici janë shoqëruar 5 persona si të dyshuar për ngjarjen.


Video